Ndeshja hapëse e Euro 2024, zhvillohet me Gjermanisë nikoqire dhe Skocisë, në kuadër të Grupit A.
Gjermania është kualifikuar direkt si vendi që pret Kampionatin Evropian, ndërsa Skocia përmes play-offit arriti një vend në eventin kryesor.
Julian Nagelsmann për këtë ndeshje ka vendosur të luajë me emra si Jamal Musiala, Florian Wirtz dhe Kain Havertz. Pas tyre do të jenë dyshja Toni Kroos dhe Ilkay Gundogan.
The stage is set 😍#DFB #GermanFootball #GermanMNT #EURO2024 #GERSCO
📸 DFB/ Philipp Reinhard pic.twitter.com/g9uZ18WZtm
— German Football (@DFB_Team_EN) June 14, 2024
Në anën tjetër te Skocia, shumica e lojtarëve kryesor luajnë në elitën e futbollit anglez dhe janë skuadër e rrezikshme.
Skocia starton me emra si Tierney, Robertson dhe McTominay.
Gjermania: Neuer – Kimmich, Rüdiger, Tah, Mittelstädt – Andrich, Kroos – Musiala, Gündogan, Wirtz – Havertz.
Gemeinsam für Deutschland! 🖤❤️💛#dfbteam #euro2024 #gersco
📸 DFB/Thomas Böcker pic.twitter.com/N0Xx4GiFVQ— DFB-Team (@DFB_Team) June 14, 2024
Skocia: Gunn; Tierney, Hendry, Porteous; Robertson, McGregor, McTominay, Ralston; McGinn, Christie; Adams.
/Telegrafi/