Shqipëria do të përballet me Bullgarinë në një ndeshje miqësore
Ndeshja që fillon në ora 18:00, do të luhet në stadiumin Air Albania.
Tanët e zhvillojnë këtë miqësore, shkaku që e kishin vetëm një ndeshje në këtë muaj për kualifikimet në Euro 2024.
Kjo përballje do të jetë një test i mirë për Sylvinohn që t’i angazhojë lojtarët që kanë më pak minuta dhe të shikojë potencialin e tyre.
Trajneri brazilian ka ndarë mendjen për formacionin që do të hedhë në fushë, teksa krahasuar me ndeshjen ndaj Çekisë në eliminatore, ka bërë 6 ndryshime në 11-shen e titullarëve.
Formacionet zyrtare:
Shqipëria: Strakosha; Balliu, Ajeti, Mihaj, Mitaj; Asllani, Laçi, Bajrami; Asani, Muçi, Uzuni.
Bullgaria: Mitov, Petkov, Antov, S.Petrov, Petkov, Gruev, Turitsov, Petkov, Rusev, Delev, Depodov. /Telegrafi/