Tashmë janë zhvilluar pjesa më e madhe ndeshjeve së xhiros së parë në Ligën Premier, mirëpo përballja më kryesore do të zhvillohet sot (11 gusht).
Manchester United do ta presë Chelsean nga ora 17:30 në Old Trafford, e që është takimi kryesor i xhiron hapëse të sezonit të ri 2019/20.
Në këtë ndeshje, Djajtë e Kuq nuk do të mund të llogarisin në shërbimet e lojtarëve si, Eric Bailly dhe Fosu-Mensah, që janë të lënduar.
Nga ana tjetër, The Blues nuk do t’i kenë në dispozicion lojtarët si, Callum Hudson-Odoi, Reece James, Ruben Loftus-Cheek, Antonio Rudiger dhe Marco van Ginkel, që janë po ashtu të lënduar.
Ole Gunnar Solskjaer do ta fillojë në këtë sezon rrugëtimin e plotë te Unitedi, pasi e mori drejtimin e skuadrës në gjysmë të sezonit të kaluar, si zëvendësues i Jose Mourinhos së shkarkuar në dhjetor të vitit të kaluar, derisa Frank Lampard u largua nga Derby County i Chmapionshipit, për t’u rikthyer te Chelsea, por tani si trajner.
Formacioni startues i Manchester Unitedit: De Gea; Wan-Bissaka, Shaw, Maguire, Lindelof; McTominay, Pogba; Pereira, Lingard, Martial; Rashford.
Our first @PremierLeague line-up of 2019/20 looks a little something like this…#MUFC #MUNCHE
— Manchester United (@ManUtd) August 11, 2019
Formacioni startues i Chelseat:Arrizabalaga, Azpilicueta, Christensen, Zouma, Emerson, Kovacic, Jorginho, Mount, Barkley, Pedro, Abraham. /Telegrafi/
Today's Chelsea team to play Man Utd! 💪
Thoughts?#MUNCHE pic.twitter.com/9xqblTgNd8
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 11, 2019