Telegrafi

Formacionet zyrtare të derbit në Ligën Premier: Man City – Chelsea

Manchester City është nikoqir i Chelseat për sfidën që luhet në kuadër të javës së 22-të në Ligën Premier.

Ndeshja që fillon në ora 13:30, do të zhvillohet në “Etihad Stadium” me dy skuadrat që do të synojnë vetëm fitoren.

Për këtë sfidë, Manchester City do të jetë pa Riyad Mahrez që luanë në Kupën e Afrikës dhe Oleksandr Zinchenko me coronavirus.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në anën tjetër, The Blues do të jenë pa Ben Chilwell, Reece James dhe Trevoh Chalobah që janë të lënduar, Andreas Christensen me coronavirus dhe Eduard Mendy që po ashtu merr pjesë në Kupën e Afrikës.

Formacionet bazë

Manchester City: Ederson, Walker, Stones, Laporte, Cancelo, Rodrigo, De Bruyne (C), Bernardo, Sterling, Foden, Grealish.

Chelsea: Kepa; Rudiger, Thiago Silva, Sarr; Azpilicueta, Kante, Kovacic, Alonso; Pulisic, Lukaku, Ziyech. /Telegrafi/