Telegrafi

Formacionet zyrtare të derbit në Ligën Premier: Chelsea dhe Man City luajnë me më të mirët në dispozicion

Chelsea dhe Manchester City do të përballen në kuadër të javës së 12-të në Ligën Premier.

Ndeshja që fillon në ora 17:30, do të zhvillohet në stadiumin “Stamford Bridge”.

Chelsea futet në këtë ndeshje pas fitores 4-1 ndaj Tottenhamit dhe shpreson që të nxjerr tri pikë të reja edhe në këtë takim, por që do të jetë shumë e vështirë.

Kampioni në fuqi në anën tjetër do të synojë që të vazhdojë si lider, ku u rikthye vetëm xhiron e kaluar shkaku i disfatës nga Spurs.

Formacionet zyrtare:

Chelsea: Sanchez, Disasi, Cucurella, Thiago Silva, Sterling, Jackson, Fernandez, Palmer, James, Gallagher, Caicedo.

Man City: Ederson, Walker, Akanji, Dias, Gvardiol, Rodri, Bernardo Silva, Alvarez, Foden, Doku, Haaland. /Telegrafi/