Telegrafi

Formacionet zyrtare të derbit mes Holandës dhe Belgjikës – luhet për vendin e parë në grup

Holanda është nikoqire e Belgjikës për takimin që luhet në rrethin e gjashtë të Ligës së Kombeve.

Ndeshja që fillon në ora 20:45, do të luhet në stadiumin “Johan Cruijff Arena” në Amestrdam.

Tulipanët kanë nevojë vetëm për një pikë që të mbyllin Grupin 4 si lider, pasi aktualisht kanë 13 pikë, tri më shumë se Belgjika.

Standings provided by SofaScore

Në anën tjetër, belgët tashmë kanë stampuar vendin e dytë, por që do të synojnë të fitojnë këtë përballje që të marrin vendin e parë.

Në anën tjetër, Polonia dhe Uellsi që përballen mes njëra-tjetrës, kanë katërt pikë, respektivisht një.

Formacionet zyrtare:

Holanda: Pasveer, Ake, Van Dijk, Timber, Dumfries, Blind, De Roon, Berghuis, Klassen, Bergwijn, Jansen.

Belgjika: Courtois, Debast, Alderwiereld, Vertonghen, Castagne, Meunier, Onana, Witsel, De Bruyne, Batshuayi, Hazard. /Telegrafi/