Roma dhe Lazio i kanë publikuar formacionet për derbin lokal që zhvillohet në kuadër të javës së 21-të në Serie A.
Takimi që fillon në ora 18:00 do të zhvillohet në stadiumin ‘Olimpico’ e që pritet një ndeshje e mirë.
Giallorossët për këtë takim do të jenë pa lojtarët si Nicolo Zaniolo, Davide Zappacosta dhe Amadou Diawara që janë të lënduar.
DAJE! 🐺#RomaLazio pic.twitter.com/YoN2lCFZW5
— AS Roma (@OfficialASRoma) January 26, 2020
Në anën tjetër, Lazio nuk mund të llogaris vetëm në Danilo Cataldin që po ashtu është i lënduar.
Formacioni startues i Romës: Pau Lopez; Santon, Mancini, Smalling, Spinazzola; Cristante, Veretout; Under, Pellegrini, Kluivert; Dzeko
Formacioni startues i Lazios: Strakosha; Luiz Felipe, Acerbi, Radu; Lazzari, Milinkovic-Savic, Leiva, Luis Alberto, Lulic; Correa; Immobile. /Telegrafi/