Telegrafi

Formacionet zyrtare: Slloveni – Angli, Rooney në bankë

Sllovenia dhe Anglia zhvillojnë ndeshjen e xhiros së tretë të fazës kualifikuese për Kampionatin Botëror, ‘Rusia 2018’.

Tre Luanët kanë arkëtuar gjashtë pikë nga dy ndeshjet e para dhe janë në krye të Grupit F.

Nga ana tjetër, sllovenët kanë katër pikë, nga një fitore dhe një barazim, ndërsa renditen në pozitën e tretë në grup me pikë të barabarta me Skocinë që pozicionohet një vend më lartë.

Dy trajnerët, Srecko Katanec dhe Gareth Southgate, kanë zgjedhur njëmbëdhjetëshat për të cilët besojnë se do t’u sjellin rezultatin e duhur.

Formacioni startues i Sllovenisë: Oblak, Struna, Samardzic, Cesar, Jokic, Kurtic, Krhin, Birsa, Verbic, Ilicic, Bezjak.

Formacioni startues i Anglisë:  Hart; Walker, Stones, Cahill, Rose; Dier, Henderson; Walcott, Alli, Lingard; Sturridge.