Telegrafi

Formacionet zyrtare, Sllovaki – Ukrainë

Kombëtarja e Sllovakisë dhe ajo e Ukrainës kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare para duelit të tyre që do të zhvillohet me fillim nga ora 15:00.

Këto dy kombëtare do të takohen me njëra-tjetrën në “Merkur Spiel-Arena” të Dusseldorfit me mision të qartë vetëm tri pikët.

Sllovakia vjen në këtë takim pas fitores befasuese ndaj Belgjikës me rezultat 1-0 dhe me një rezultat pozitiv sot do të siguronte kualifikimin tutje.

Ukraina në anën tjetër pësoi humbje të thellë me rezultat 3-0 ndaj Rumanisë në ndeshjen hapëse, dhe do të synojë tri pikët për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.

Gjyqtari kryesor në këtë takim do të jetë anglezi Michael Oliver i cili do të ndihmohet nga bashkëkombasit e tij Stuart Burt dhe Dan Cook.

Formacionet zyrtare:

Sllovakia: Pas pak…

Ukraina: Trubin; Zinchenko, Matviyenko, Zabarnyi, Tymchyk; Brazhko, Shaparenko, Sudakov; Mudryk, Dobvyk, Yarmolenko./Telegrafi/