Në “Loro Boriçi”, Shqipëria është nikoqir i Maltës për ndeshjen e vlefshme për Grupin 1 të Ligës C, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kombëtarja kuqezi ka regjistruar vetëm një fitore nga tri ndeshje të zhvilluara dhe dy ndeshje i ka humbur.
Kështu, me tri pikë të arkëtuara mban vendin e fundit në grup, ku kryeson Izraeli me gjashtë pikë.
⚽️Matchday
🏆UEFA Nations League
🇦🇱Albania🆚Scotland🏴
🗓️Saturday, November 17, 2018
🏟️Loro Borici Stadium – Shkoder,Albania pic.twitter.com/Bs3MYrQxrp— Albanian Soccer (@Albanian_Soccer) November 17, 2018
Edhe Skocia numëron vetëm tri pikë, mirëpo ka një ndeshje më pak të zhvilluar se Kuqezinjtë.
Skocezët kanë fituar pikërisht ndaj Shqipërisë në përballjen e parë, me rezultat 2-0.
Trajneri Christian Panucci i ka përgatitur taktikat e tij për t’i bërë ballë lojës së homologut te ekipi kundërshtar, Alex McLeish.
Formacioni startues i Shqipërisë: Berisha, Veseli, Gjimshiti, Grezda, Memushaj, Manaj, Xhaka, Mavraj, Binaku, Kaçe, Uzuni
Formacioni startues i Skocisë: McGregor, Paterson, Robertson, Bates, McKenna, C. McGregor, Forrest, Armstrong, S. Fletcher, Christie, Frase.
/Telegrafi/