Shqipëria luan kundër Uellsit në një ndeshje miqësore që konsiderohet si një provë për Kombëtaren pas disa paraqitjeve të dobëta në Ligën e Kombeve.
Përballja e fundit e Kuqezinjve është ndaj Skocisë, në të cilën pësuan me rezultat 4-0 në “Loro Boriçi”.
Situata aktuale te skuadra e Shqipërisë është shumë e vështirë, sidomos nga ana psikike.
Përzgjedhësi Christian Panucci ka qenë më i kritikuari, të cilit madje i luhatet edhe posti i trajnerit.
Formacioni zyrtar i Shqipërisë: Berisha; Veseli, Mavraj, Simajli; Hysaj, Xhaka, Lila, Basha, Uzunu; Balaj, Grezda.
Formacioni zyrtar i Uellsit: Ward; Gunter, Lockyer, Lawrence, Roberts; Allen, James, King; Brooks, Vokes, Wilson.
Ndeshja miqësore mes kombëtares shqiptare dhe Uellsit zhvillohet në “Elbasan Arena”, ndërsa drejtësinë e ndajnë një treshe gjyqtarësh nga Maqedonia. /Telegrafi/