Telegrafi

Formacionet zyrtare, Shakhtar – Real Madridi: Zidane me mungesa të shumta

Real Madridi do të jetë mysafirë i Shakhtar Donetsk në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve.

Mbretërit ishin mposhtur në shtëpi nga ukrainasit 3-2 në ndeshjen e parë të fazës së grupeve.

Ukrainasit do të luajnë me Kovalenko, Taison e Júnior Moraes në sulm.

Në anën tjetër Zinedine Zidane ka shumë mungesa, ndërsa sulmin ia ka besuar Rodrygos, Benzemas dhe Asensios.

Ndeshja fillon në ora 18:50.


Shakhtar Donetsk: Trubin; Dodô, Bondar, Matviyenko, Vitao; Marlos, Stepanenko; Tetê, Kovalenko, Taison; Júnior Moraes

Real Madrid: Courtois; Lucas Vázquez, Varane, Nacho, Mendy; Kroos, Modric, Odegaard; Rodrygo, Benzema, Asensio.


/Telegrafi/