Telegrafi

Formacionet zyrtare: Sevilla dhe Roma luajnë për një vend në çerekfinale

Sevilla dhe Roma zhvillojnë ndeshjen e të tetës së finales në Ligën e Evropës që do ta përcaktoja se cila nga këto skuadra do të vazhdojë në çerekfinale.

Si pasojë e pandemisë së coronavirusit dhe pezullimit të futbollit, rikthimi i garës së dytë evropiane për kah rëndësia, do të zhvillohet në Gjermani.

Andaluzianët dhe Giallorossët do të përballen në Schauinsland-Reisen-Arena të Duisburgut në një ndeshje të vetme eliminuese.

Trajnerët Julen Lopetegui dhe Paulo Fonseca i kanë përgatitur skuadrat me të cilat do ta fillojnë këtë takim.

Formacioni startues i Sevillas: Bounou; Jesus Navas, Kounde, Diego Carlos, Reguilòn; Banega, Fernando, Jordan; Ocampos, En-Nesyri, Suso.

Formacioni startues i Romës: Pau Lopez; Mancini, Ibanez, Kolarov; Bruno Peres, Cristante, Diawara, Spinazzola; Zaniolo, Mkhitaryan; Dzeko.

/Telegrafi/