Telegrafi

Formacionet zyrtare, Sevilla – Barcelona: Koeman me treshe të frikshme në sulm

Sevilla do të mirëpres Barcelonën në Ramon Sanchez Pizjuan për ndeshjen e parë gjysmëfinale në kuadër të Copa del Rey.

Barcelona konsiderohet të jetë favorite, marrë parasysh faktin që në Camp Nou luhet ndeshja e kthimit.

Sevilla në anën tjetër do të mundohet të eliminojë klubin blaugran nga kjo garë, duke startuar sonte me emra si Ivan Rakitic, Papu Gomes dhe En-Nesyri.

Në anën tjetër te Barcelona në sulm do të luajnë Lionel Messi, Antoine Griezmann dhe Ousmane Dembele.


Sevilla: Buno, Vidal, Kounde, Carlos, Escudero, Fernando, Jordan, Rakitic, Papu Gomes, En-Nesyri

Barcelona: Ter Stegen, Junior, Mingueza, Umtiti, Alba, Busquets, De Jong, Pedri, Dembelé, Griezmann dhe Messi.


/Telegrafi/