Roma do të mundohet të vazhdoj serinë e fitoreve në Serie A.
Romakët do të presin para shikuesve të vetë skuadrën e Torinos, e cila zë pozitën e nëntë të renditjes tabelore.
Tashmë te dyja skuadrat kanë publikuar formacionet startuese, ku shihen edhe disa mungesa në të dyja kampet.
Federico Fazio dhe Edin Dzeko nuk do të mund të luajnë shkaku i arritjes së numrit të kartonëve të verdhë.
Te mysafirët nuk janë të disponueshëm Kevin Bonifazi dhe M’Baye Niang, të cilët kanë pësuar lëndime.
Kujtojmë se takimi është i vlefshëm për xhiron e 28 të Serie A.
Roma: Alisson; Florenzi, Manolas, Juan Jesus, Kolarov; Nainggolan, De Rossi, Strootman; Cengiz Under, Schick dhe El Shaarawy.
Torino: Sirigu, Ansaldi, Moretti, Nkoulou, De Silvestri, Acquah, Rincon, Baselli, Berenguer, Falque dhe Belotti. /Telegrafi/