Telegrafi

Formacionet zyrtare: Roma me shumë mungesa ndaj Torinos

Roma do të jetë mysafir i Torinos për javën që luhet në kuadër të javës së 31-të në Serie A.

Ndeshja që fillon në ora 18:00, do të luhet në stadiumin “Stadio Olimpico di Torino”.

Për këtë sfidë, vendasit nuk mundtë llogarisin vetëm në Daniele Basellin, që është i lënduar.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në anën tjetër, Roma do të jetë pa lojtarët si, Marash Kumbulla, Stephan el Shaarawy, Nicolo Zaniolo dhe Chris Smalling, që janë të lënduar, derisa Lorenzo Pellegrini ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Formacioni startues i Torinos: Milinkovic; Izzo, Nkoulou, Bremer; Vojvoda, Lukic, Mandragora, Ansaldi; Verdi; Sanabria, Belotti.

Formacioni startues i Romës: Mirante; Fazio, Cristante, Ibanez; Reynolds, Veretout, Villar, Peres; Carles Perez, Pedro; Mayoral. /Telegrafi/