Roma dhe Juventusi përballen në kuadër të javës së 36-të në Serie A. Zonja e Vjetër tashmë është kurorëzuar me titullin kampion në ligën e Italisë, ndërsa romakët janë duke shpresuar që të kualifikohen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri.
Giallorossët janë nikoqirë të Juventusit në ndeshjen që zhvillohet nga ora 20:00 në stadiumin ‘Olimpico’, por që do të kenë disa mungesa në formacionet e të dyja skuadrave.
Federico Bernardeschi nuk do të luajë në këtë ndeshje për shkak të numrit të kartonëve, ndërsa Sami Khedira është i lënduar. Te Roma do të mungojë, Davide Santon dhe Daniele De Rossi, që po ashtu janë të lënduar.
Formacioni startues i Romës: Mirante; Florenzi, Manolas, Fazio, Kolarov; Zaniolo, N’Zonzi, Pellegrini; Kluivert, Dzeko, El Shaarawy.
📋 Ecco la nostra formazione per #RomaJuve 🐺
FORZA ROMA! 🔥#ASRoma pic.twitter.com/AYpZL2FDuf
— AS Roma (@OfficialASRoma) May 12, 2019
Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Spinazzola, Chiellini, Caceres, De Sciglio; Matuidi, Pjanic, Emre Can; Ronaldo, Dybala, Cuadrado.
A Roma scenderemo in campo così 👇🏻 #RomaJuve #FinoAllaFine ⚪️⚫️ #ForzaJuve pic.twitter.com/i9nR96DlOt
— JuventusFC (@juventusfc) May 12, 2019
/Telegrafi/