Telegrafi

Formacionet zyrtare: Roma në kërkim të tri pikëve ndaj Bolognas

Roma është nikoqir i Bolognas, skuadër ndaj të cilës e zhvillon ndeshjen e javës së 23-të në Serie A.

Giallorossët mbajnë vendin e pestë në tabelë me 39-të pikë, aq sa ka edhe Atalanta që ndodhet një vend më lartë – gjegjësisht në pozitën që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Trajnerët Paulo Fonseca dhe Sinisa Mihajlovic i kanë përgatitur skuadrat e tyre për këtë takim.


Formacioni startues i Romës: Pau Lopez; Santon, Mancini, Smalling, Kolarov; Veretout, Cristante; Under, Mkhitaryan, Perotti; Dzeko.

 

Formacioni startues i Bolognas: Skorupski; Tomiyasu, Danilo, Bani, Denswil; Svanberg, Schouten, Soriano; Orsolini, Palacio, Barrow.


/Telegrafi/