Të dy skuadrat kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare.
Roma është mikpritës i Milanit në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të të Serie A në ndeshjen që luhet në stadiumin Olimpico.
Skuadra e Luciano Spallettit kërkon fitore në shtëpi, pasi vjen nga dy fitore radhazi, para tifozëve ndaj Pescarës dhe në derbi ndaj Lazios.
Edhe Milani nuk dinë për humbje në pesë ndeshjet e fundit në kampionat dhe nga ky udhëtim dëshiron të mbetet gjithashtu i pamposhtur. /Telegrafi/
Roma: Szczesny; Rudiger, Manolas, Fazio, Emerson; De Rossi, Strootman; Peres, Nainggolan, Perotti; Dzeko
Milan: Donnarumma; Abate, Paletta, Romagnoli, De Sciglio; Pasalic, Locatelli, Bertolacci; Suso, Lapadula, Niang