Në xhiron e katërt të kampionatit italian, Roma është nikoqir i Beneventos në Stadio Olimpico.
Në tri javët e parë, Giallorossët kanë regjistruar një fitore, një barazim dhe një humbje, ndërsa me katër pikë të arkëtuara qëndrojnë në pozitën e dhjetë në tabelë.
Benevento ndodhet dy pozita më lartë me gjashtë pikë të grumbulluara nga dy fitore dhe një humbje.
Trajnerët Paulo Fonseca dhe Filippo Inzaghi i kanë gati skuadrat që do ta nisin takimin nga minuta e parë.
Formacioni startues i Romës: Mirante; Mancini, Cristante, Ibanez; Santon, Pellegrini, Veretout, Spinazzola; Mkhitaryan, Pedro; Dzeko.
🟥🟧🟨🐺🟨🟧🟥
📋 Ecco la nostra formazione per #RomaBenevento#ASRoma pic.twitter.com/f5y3UiwvUk
— AS Roma (@OfficialASRoma) October 18, 2020
Formacioni startues i Beneventos: Montipò; Foulon, Glik, Caldirola, Letizia; Ionita, Schiattarella, Dabo; Iago Falque, Caprari; Lapadula. /Telegrafi/
⚽️ STARTING XI
🆚 #RomaBenevento
🏆 #SerieATIM @SerieA🧙🏻♀️ #ForzaStrega pic.twitter.com/eXsSMvbN7F
— Benevento Calcio (@bncalcio) October 18, 2020