Telegrafi

Formacionet zyrtare: Roma – Fiorentina

Roma dhe Fiorentina zhvillojnë ndeshjen e mbetur të javës së 23-të në Stadio Olimpico.

Giallorossët kanë mbetur prapa në garën për titull dhe duhet të arkëtojnë pikë të plota për t’i qëndruar afër Juventusit.

Nga ana tjetër, Fiorentina është në vend të shtatë me dhjetë pikë prapa kundërshtarit të kësaj përballjeje.

Trajnerët Luciano Spalletti dhe Paulo Sousa do të aplikojnë taktika për të dalë triumfues në këtë sfidë.

Formacioni zyrtar i Romës: Szczeny, Rudiger, Manolas, Fazio, Emerson, Bruno Peres, Nainggolan, El Shaarawy, Dzeko, De Rossi, Strootman.

Formacioni zyrtar i Fiorentinas: Tatarusanu, Astori, Gonzalo, Sanchez, Vecino, Badelj, Borja, Bernardeschi, Chiesa, Olivera, Babacar.

/Telegrafi/