Telegrafi

Formacionet zyrtare: Roma favorizohet ndaj Vitesses për të kaluar në çerekfinale

Roma është nikoqire e Vitesses në Stadio Olimpico për ndeshjen kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Konferencës.

Giallorossët e fituan me rezultat 1-0 takimin e parë si mysafir në GelreDome dhe janë favoritë për të vazhduar në çerekfinale.

Trajnerët i kanë bërë përzgjedhjet e tyre për skuadrat që do të luajnë nga fillimi i takimit.

Formacioni startues i Romës: Rui Patricio; Ibanez, Smalling, Kumbulla; Maitland-Niles, Veretout, Mkhitaryan, Vina; Pellegrini; Zaniolo, Abraham.

Formacioni startues i Vitesses: Houwen; Dasa, Doekhi, Rasmussen, Wittek; Tronstad, Bazoer, Domgjoni; Huisman; Grbic, Openda.

/Telegrafi/