Në Stadio Olimpico zhvillohet ndeshja kryesore e xhiros së pestë në Grupin G, ndërmjet Romës dhe Real Madridit.
Në katër xhirot e mëparshme në këtë grup, të dyja këto skuadra kanë regjistruar nga tri fitore dhe një humbje, dhe ndajnë kreun e tabelës me nga nëntë pikë.
⭐️⭐️⭐️
🐺 FORZA ROMA! #ASRoma #UCL #RomaReal pic.twitter.com/N7rma40gKv
— AS Roma (@OfficialASRoma) November 27, 2018
Humbjen e vetme Giallorossëve ua kanë shkaktuar pikërisht Los Blancos në Santiago Bernabeu (me rezultat 3-0).
Ndërsa Mbretërit kanë pësuar si mysafirë të CSKA Moskës (me rezultat 1-0).
💫 Champions League 2018/19…
🇫🇷 @Benzema: 3 goals, 1 assist
🐲 @GarethBale11: 2 goals, 2 assists#RMUCL | #HalaMadrid pic.twitter.com/441bD1MvIe— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) November 27, 2018
Eusebio Di Francesco dhe Santiago Solari tashmë i kanë gati formacionet e tyre për këtë përballje që është shumë e rëndësishme për kualifikim të mëtutjeshëm dhe për vendin e parë në grup.
Formacioni startues i Romës: Olsen; Florenzi, Manolas, Fazio, Kolarov; Nzonzi, Cristante; Under, Zaniolo, El Shaarawy; Schick.
Banka rezervë e Romës: Mirante, Karsdorp, Jesus, Marcano, Coric, Santon, Kluivert.
Formacioni startues i Real Madridit: Courtois; Carvajal, Varane, Ramos, Marcelo; Modric, Kroos, M Llorente; Bale, Benzema, Lucas Vazquez.
Banka rezervë e Real Madridit: Casilla, Mariano, Valverde, Asensio, Dani Ceballos, Vinicius, Javi Sanchez.
Ndeshja tjetër e këtij grupi është zhvilluar ndërmjet CSKA Moskës dhe Victoria Plzenit. /Telegrafi/