Telegrafi

Formacionet zyrtare: Roma dhe Chelsea, raundi i dytë

Roma dhe Chelsea i rikthehen përballjes së ndërsjellë në kuadër të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Këtë herë dueli zhvillohet në Stadio Olimpico të kryeqytetit italian dhe është në kuadër të xhiros së katërt të Grupit C.

Përballja e mëparshme e zhvilluar në Londër ishte mjaft interesante, ku u shënuan gjashtë gola, tre nga secila skuadër.

Blutë janë në krye të Grupit C me shtatë pikë, ndërsa në vend të dytë pozicionohen Giallorossët me pesë pikë.

Dy trajnerët, Eusebio Di Francesco dhe Antonio Conte, do t’i vënë sërish përballë taktikat e tyre.

Formacioni startues i Romës: Alisson; Florenzi, Fazio, Jesus, Kolarov; Nainggolan, De Rossi, Strootman; El Shaarawy, Dzeko, Perotti.

Formacioni startues i Chelseat: Courtois; David Luiz, Rudiger, Cahill; Azpilicueta, Fabregas, Bakayoko, Marcos Alonso; Pedro, Morata, Hazard.

Ndeshja tjetër e Grupit C zhvillohet në Vicente Calderon, ndërmjet Atletico Madridit dhe Qarabag FK. /Telegrafi/