Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare: Roma – Atalanta, Berisha titullar

Roma dhe Atalanta kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në kampionatin italian.

Giallorossët janë nikoqir të Atalantas në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Serie a.

Skuadra e trajnerit Eusebio Di Francesco ka luhatje të formës në ndeshjet e fundit dhe duan t’i kthehen fitoreve ndaj Atalantas.

Në anën tjetër, edhe Atalanta ka luhatje në formë, por do të ishin të kënaqur edhe me një barazim nga ky udhëtim.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të luajnë me formacionet më të mira, ku titullar është edhe portieri shqiptar, Etrit Berisha.

Roma: Alisson; Florenzi, Fazio, Manolas, Kolarov; Strootman, Gonalons, Pellegrini; El Shaarawy, Dzeko, Perotti

AtalantaBerisha; Toloi, Caldara, Palomino; Hateboer, de Roon, Freuler, Spinazzola; Ilicic, Cornelius, Gomez

/Telegrafi/

Exit mobile version