Telegrafi

Formacionet zyrtare: Reali synon të rritë diferencën në kryendeshjen ndaj Sevillas

Në Estadio Ramon Sanchez Pizjuan zhvillohet ndeshja e javës së 32-të në La Liga ndërmjet Sevillas dhe Real Madridit.

Los Blancos janë liderë të kampionatit spanjoll me 12 pikë më shumë se përcjellësit e parë, Barcelona dhe andaluzianët që ndodhen në pozitën e tretë në renditje.

Një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Julen Lopetegui dhe Carlo Ancelotti, të cilët i kanë zgjedhur skuadrat që do të luajnë nga fillimi.

Formacioni startues i Sevillas: Bono; Jesus Navas, Diego Carlos, Kounde, Acuna; Jordan, Rakitic, Papu Gómez; Tecatito Corona, Martial, Lamela.

Formacioni startues i Real Madridit: Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Lucas V.; Modric, Camavinga, Kroos; Valverde, Benzema, Vinicius.

/Telegrafi/