Telegrafi

Formacionet zyrtare: Reali synon ngjitjen në sfidën ndaj Valencias

Real Madridi është mysafir i Valencias në ndeshjen e xhiros së nëntë në La Liga që zhvillohet në Estadio Mestalla.

Los Blancos i kanë zhvilluar shtatë ndeshje deri më tani dhe me fitore eventuale do t’i afrohen kreu të të tabelës, pasi kanë katër pikë më pak se lideri Real Sociedad.

Los Che kanë arkëtuar vetëm tetë pikë nga tetë xhiro, ashtu që do të përpiqen të nxjerrin rezultat pozitiv.

Dy trajnerët Javi Gracia dhe Zinedine Zidane i kanë gati skuadrat ne të cilat do ta startojnë takimin.

Formacioni startues i Valencias: Jaume; Wass, Gabriel P, Guillamon, Gaya; Soler, Racic; Musah, Kang In, Cheryshev; Maxi Gomez.

Formacioni startues i Real Madridit: Courtois;Vazquez, Varane, Ramos, Marcelo; Isco, Valverde, Modric; Vinicius, Benzema, Asensio.

 

/Telegrafi/