Telegrafi

Formacionet zyrtare: Reali planifikon ta ngushtojë diferencën me liderët në sfidën ndaj Sociedadit

Real Madridi është nikoqir i Real Sociedadit në ndeshjen e xhiros së 25-të që zhvillohet në stadiumin ‘Alfredo Di Stefano’.

Los Blancos pozicionohen në vend të tretë në tabelë me një pikë prapa Barcelonës që ndodhet në vend të dytë dhe gjashtë pikë prapa liderit Atletico Madrid.

Trajnerët Zinedine Zidane dhe Imanol Alguacil i kanë përgatitur skuadrat, me të cilat do ta fillojnë takimin.

Formacioni startues i Real Madridit: Courtois; Lucas, Varane, Nacho, Mendy; Casemiro, Modric, Kroos, Isco; Asensio, Mariano.

Formacioni startues i Real Sociedadit: Remiro, Zubelda, Portu, Oyarzabal, Guevara, Gorosabel, Isak, Monreal, Silva, Le Normand, Zubimendi.

/Telegrafi/