Gjashtë ndeshje, gjashtë fitore – ky është bilanci i Real Madridit në këtë fillimsezoni në La Liga.
Në javën e shtatë, Los Blancos janë nikoqirë të Osasunas në Estadio Santiago Bernabeu dhe objektivi është i qartë: fitore!
Barcelona e ka marrë primatin në tabelë me një pikë më shumë, pasi e ka zhvilluar ndeshjen e kësaj jave, ndërsa Mbretërit synojnë të kthehen në krye.
Trajnerët Carlo Ancelotti dhe Jagoba Arrasate i kanë zgjedhur lojtarët që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.
Formacioni startues i Real Madridit: Lunin; Carvajal, Rudiger, Alaba, Mendy; Ceballos, Tchouameni, Kroos; Rodyrgo, Benzema, Vinicius.
Formacioni startues i Osasunas: Sergio Herrera; Nacho Vidal, Unai Garcia, David Garcia, Juan Cruz; Torro, Brasanac, Moncayola; Ez Abde, Kike García, Moi Gomez.
/Telegrafi/