Telegrafi

Formacionet zyrtare: Reali në përballjen vendimtare ndaj Sevillas

Në stadiumin ‘Alfredo Di Stefano’ zhvillohet një tjetër ndeshje e rëndësishme e xhiros së 35-të në La Liga, në të cilën përballen Real Madridi dhe Sevilla.

Los Blancos janë tri pikë prapa liderit Atletico Madrid dhe e duan me çdo kusht fitoren për t’u ngritur në garën për titullin e Spanjës.

Andaluzianët janë akoma matematikisht në garë për titull, prandaj Mbretërit nuk do ta kenë të lehtë.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Trajnerët Zinedine Zidane dhe Julen Lopetegui i kanë përgatitur formacionet me të cilat do ta fillojnë ndeshjen.

Formacioni startues i Real Madridit: Courtois, Odriozola, Militao, Nacho, Marcelo, Valverde, Modric, Casemiro, Kroos, Benzema, Vinicius.

Formacioni startues i Sevillas: Bono – J. Navas, Kounde, Diego Carlos, Acuna – Fernando, Rakitic, Jordan – Suso, Papu Gomez, Ocampos.

/Telegrafi/