Telegrafi

Formacionet zyrtare: Reali në kërkim të tri pikëve ndaj Cadizit

Real Madridi është mysafir i Cadizit në ndeshjen e xhiros së 32-të në La Liga që zhvillohet në Estadio Ramon de Carranza.

Los Blancos e humbën mundësinë për t’iu afruar më shumë Atletico Madridit pas barazimit ndaj Getafes dhe tash qëndrojnë tri pikë prapa.

Cadizi mban vendin e 13-të në tabelë me 36 pikë, nëntë pikë larg zonës së rrezikut.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Trajnerët Alvaro Cervera dhe Zinedine Zidane i kanë bërë gati formacionet me të cilat do ta fillojnë ndeshjen.

Formacioni startues i Cadizit: Ledesma; Iza, Fali, Mauro, Espino; Jonsson, Jairo, JoseMari; Salvi, Negredo, Sobrino.

Formacioni startues i Real Madridit: Courtois; Odriozola, Nacho, Militao, Varane, Marcelo; Casemiro, Blanco, Rodrygo, Vinicius; Benzema.

/Telegrafi/