Telegrafi

Formacionet zyrtare: Reali luan si mysafir i Sociedadit

Në përballjen e parë kampionale, Real Madridi luan si mysafir i Real Sociedadit në Reale Seguros Stadium.

Derisa nikoqirët barazuan në xhiron e parë (1-1 si mysafir i Real Valladolidit), përballja e Los Blancos ndaj Getafes është shtyrë për një datë tjetër.

Kampioni i Spanjës do të përpiqet ta dëshmojë forcën e vet edhe këtë sezon, ndërkohë që objektivi i Sociedadit është që të nxjerrë më të mirën e mundshme.

Trajnerët Imanol Alguacil dhe Zinedine Zidane i kanë përgatitur formacionet e tyre për këtë takim.

Formacioni startues i Real Sociedadit: Remiro; Gorosabel, Aritz, Le Normand, Munoz; Guevara, Merino; Portu, Oyarzabal, Barrenetxea; Isak.

Formacioni startues i Real Madridit: Courtois, Carvajal, Ramos, Varane, Mendy, Kroos, Modric, Odegaard, Vinicius, Benzema, Rodrygo.

/Telegrafi/