Telegrafi

Formacionet zyrtare: Reali luan për pikë të plota ndaj Getafes

Real Madridi është mysafir i Getafes në Coliseum Alfonso Perez për ndeshjen e javës së 20 në La Liga.

Los Blancos vazhdojnë primatin në kampionatin spanjoll me tetë pikë më shumë se përcjellësi i parë, Sevilla (që ka një ndeshje më pak të zhvilluar).

Getafe ka arkëtuar 15 pikë deri më tani dhe mban vendin e 16-të, por me pikë të barabarta me ekipin (Alaves) që ndodhet në zonën e rrezikut për të rënë nga liga.

Trajnerët Quique Sanchez Flores dhe Carlo Ancelotti i kanë përgatitur ekipet që do ta nisin takimin nga minuta e parë.

Formacioni startues i Getafes: David Soria; Damian, Cabaco, Mitrovic, Cuenca, Olivera; Maksimovic, Alena, Arambarri; Sandro, Enes Unal.

Formacioni startues i Real Madridit: Courtois; Mendy, Alaba, Militao, Lucas; Kroos, Casemiro, Modric; Rodrygo, Asensio, Benzema.

/Telegrafi/