Borussia Dortmundi dhe Real Madridi zhvillojnë në Signal Iduna Park ndeshjen e dytë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Në përballjen e parë, BVB pësoi humbje nga Tottenham Hotspur me rezultat 3-1 dhe do të kërkojë rezultat pozitiv përballë Los Blancos.
Mbretërit i shënuan tre gola APOEL Nicosias në sfidën e parë duke arkëtuar tri pikë dhe sërish do ta kërkojnë triumfin.
Trajnerët Peter Bosz dhe Zinedine Zidane kanë nxjerrë në fushë njëmbëdhjetëshat, të cilëve u besojnë më së shumti për këtë takim.
Formacioni bazë i Borussia Dortmundit: Burki; Piszczek, Sokratis, Toprak, Toljan; Castro, Sahin, Gotze; Yarmolenko, Aubameyang, Philipp.
Formacioni bazë i Real Madridit: Navas; Carvajal, Ramos, Varane, Nacho; Casemiro; Kroos, Modric; Isco; Ronaldo, Bale.
APOEL Nicosia është nikoqir i Tottenham Hotspur në ndeshjen tjetër të Grupit H. /Telegrafi/