Xhiroja e gjashtë në La Liga e vë Real Madridin përballë Mallorcas, në takimin që zhvillohet në Santiago Bernabeu.
Los Blancos kanë regjistruar katër fitore dhe një barazim në pesë sfidat e para, ashtu që duan të kthehen në krye të tabelës, ku aktualisht është pozicionuar Atletico Madridi pas fitores ndaj Getafes.
Mallorca ka arkëtuar tetë pikë nga dy fitore, dy barazime dhe një humbje, në pesë ndeshjet e mëparshme.
Strategët Carlo Ancelotti dhe Luis Garcia i kanë përgatitur taktikat e tyre për këtë përballje.
Formacioni startues i Real Madridit: Courtois; Nacho, Militao, Alaba, Miguel Gutiérrez; Asensio, Camavinga, Fede Valverde; Vinicius, Benzema, Rodrygo.
Formacioni startues i Mallorcas: Reina; Sastre, Valjent, Gaya, Brian Olivan; Baba, Battaglia; Febas, Kubo, Lago Junior; Hoppe.
/Telegrafi/