Telegrafi

Formacionet zyrtare: Reali favorit ndaj Cadizit

Real Madrid i është nikoqir i Cadizit në Estadio Santiago Bernabeu, ku zhvillohet ndeshja e javës së 18-të në La Liga.

Los Blancos e kryesojnë kampionatin spanjoll me 42 pikë, pesë më shumës e përcjellësi i parë, Sevilla dhe synojnë ta rritin më shumë diferencën.

Cadiz ka arkëtuar vetëm 13 pikë deri më tani dhe është në zonën e rrezikut për të rënë nga liga.

Trajnerët Carlo Ancelotti dhe Alvaro Cervera i kanë zgjedhur lojtarët që do ta fillojnë takimin nga minuta e parë.

Formacioni startues i Real Madridit: Courtois, Militao, Alaba, Hazard, Kroos, Benzema, Casemiro, Valverde, Vazquez, Vinicius, Mendy.

Formacioni startues i Cadizit: Ledesma, Jonsson, Fali, Alex, Lozano, Alarcon, Alejo, Akapo, Cala, Sobrino, Espino. /Telegrafi/

/Telegrafi/