Telegrafi

Formacionet zyrtare: Reali e do vetëm fitoren ndaj Club Brugge

Real Madridi është nikoqir i Club Brugge në ndeshjen e xhiros së dytë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Los Blancos e humbë ndeshjen e xhiros së parë në udhëtim te Paris Saint-Germaini, prandaj do të kërkojnë pikë të plota në këtë përballje.

Nga ana tjetër, skuadra belge luajti pa gola në shtëpi kundër Galatasarayt dhe ka një pikë të arkëtuar.

Trajnerët Zinedine Zidane dhe Philippe Clement i kanë gatë formacionet startuese për takimin që zhvillohet në Santiago Bernabeu.

Formacioni startues i Real Madridit: Courtois – Carvajal, Ramos, Varane, Nacho – Kroos, Casemiro, Modric – Lucas, Benzema, Hazard.

Formacioni startues i Club Brugge: Mignolet; Mata, Mechele, Deli, Ricca; Rits, Vanaken, Vormer; Tau, Dennis, Diatta.

Ndeshja tjetër e Grupit A zhvillohet ndërmjet Galatasarayt dhe Paris Saint-Germainit. /Telegrafi/