Telegrafi

Formacionet zyrtare: Real Madridi synon rikthimin si lider në takimin përballë Vallecanos

Real Madridi do të përballet me Rayo Vallecanon në kuadër të javës së 13-të në La Liga.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Campo de Futbol de Vallecas”.

Për këtë ndeshje, Vallecano do të jetë pa Martin e Pozon, që janë të lënduar, ndërsa Nteka ka karton të kuq.


Standings provided by Sofascore

Në anën tjetër, Los Blancos nuk mund të llogarisin në Karim Benzeman dhe Antonio Rudiugerin, që po ashtu janë të lënduar, gjersa edhe Toni Kroos ka karton të kuq.

Formacionet zyrtare:

Vallecano: Dimitrievski, Farcia, Catena, Santi, Isi, Trejo, Alvaro, Lejeune, Balliu, Oscar, Camello.

Real Madrid: Courtois, Carvajal, Militao, Alaba, Modric, Asensio, Valverde, Tchouameni, Vinicius, Rodrygo, Mendy. /Telegrafi/