Telegrafi

Formacionet zyrtare: Real Madrid – Tottenham, dy palët me më të mirët në fushë

Real Madridi dhe Tottenhami do të mundohen që të bëjnë një hap tutje drejt kualifikimit për në fazën tjetër.

Të dy skuadrat vijnë me pikë të barabarta në këtë ndeshje, nga gjashtë.

Edhe Reali edhe Tottenhami kanë fituar të dy ndeshjet e para.

Zinedine Zidane në fushë do të futet me Achraf i cili debuton. Në sulm janë Benzema dhe Ronaldo të mbështetur nga Isco.

Në anën tjetër Pochetino starton me dyshen Kane – Llorente. /Telegrafi/


Real Madridi: Navas; Achraf, Ramos, Varane, Marcelo; Casemiro; Modric, Kroos; Isco; Ronaldo, Benzema.

Tottenham:  Lloris (C), Alderweireld, Vertonghen, Sanchez, Aurier, Sissoko, Dier, Winks, Eriksen, Kane, Llorente