Telegrafi

Formacionet zyrtare, Real Madrid – Real Betis: Mbretërit nuk mund të gabojnë

Real Madridi e pret Real Betisin në kuadër të javës së 33-të në La Liga.

Mbretërit janë në vendin e dytë me 70 pikë, tri më pak se lideri Atletico Madridi, ndërsa vetëm fitorja i mban afër kësaj pozite.

Kjo pasi Barcelona është i gatshme të përfitojë nga çdo gabim i liderëve.

 

Zinedine Zidane për këtë takim ka vendosur të luajë me emra si Marco Asensio, Karim Benzema e Rodrygo Goes në sulm.

Në anën tjetër të Real Betis nga minuta e parë do të luajë Lainez, Ruibal e Borja Iglesias.


Real Madridi: Thibaut Courtois; Dani Carvajal, Eder Militao, Raphael Varane, Nacho Fernandez; Luka Modric, Casemiro, Isco; Marco Asensio, Karim Benzema, Rodrygo Goes.

Real Betis: Bravo; Emerson, Mandi, Víctor Ruiz, Miranda; Guido, Guardado, Canales; Lainez, Ruibal, Borja Iglesias.

 


/Telegrafi/