Telegrafi

Formacionet zyrtare, PSG – Rennes: Messi dhe Mbappe nga minuta e parë

PSG do të pres Rennesin në kuadër të javës së 24-të në Ligue 1.

Parisienët janë lider me 56 pikë të tubuara deri më tani, ndërsa Rennes janë në vendin e pestë me 36 pikë.

Maurizio Pochettino për këtë ndeshje ka vendosur të startojë me Kylian Mbappe dhe Lionel Messin në sulm.

Nga minuta e parë do të luajë edhe i riu Simons.

Në anën tjetër Rennes do të luajnë me Majer, Terrier e Laborde.


PSG: Keylor Navas; Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Bernat; Paredes, Verratti, Simons; Draxler, Messi, Mbappé

Rennes: Alemdar; Traoré, Omari, Aguerd, Meling; Martin; Bourigeaud, Santamaria, Majer, Terrier; Laborde.


/Telegrafi/