Telegrafi

Formacionet zyrtare: PSG pa Neymarin në misionin e pamundur kundër Realit, por mrekullitë në futboll ekzistojnë

Paris Saint-Germaini është nikoqir i Real Madridit për ndeshjen kthyese të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.

Takimi i parë i zhvilluar në Santiago Bernabeu përfundoi me rezultat 3-1 në favor të Los Blancos dhe ata janë favoritë për të vazhduar në çerekfinale pas duelit në Parc de Princes.

(Foto: Twitter)

Skuadra nikoqire nuk e ka në dispozicion njërin prej futbollistëve kryesorë, Neymar, i cili është i lënduar dhe nuk mund të luajë.

Kylian Mbappe nuk është në formën të mirë fizike, pasi ka pësuar një dëmtim në nyje në javën e kaluar. Po ashtu, në dyshim për lojë janë edhe Alphonse Areola dhe Marquinhos. Prandaj, trajneri Unai Emery ka pasur kokëçarje në përzgjedhjen e lojtarëve.

Te Reali është kthyer Daniel Carvajal, pasi mungoi në ndeshjen e parë për shkak të suspendimit.

(Foto: Getty Images)

Njëherësh, Toni Kroos dhe Luka Modric janë kthyer në stërvitje të dielën dhe do të jenë pjesë e ekipit të plotë. Pritet që së paku njëri prej tyre të nisë nga minuta e parë.

Marcelo është riaftësuar nga lëndimi dhe është po ashtu në dispozicion të trajnerit të Zinedine Zidane.

Formacioni zyrtar i Paris Saint-Germainit: Areola; Dani Alves, Marquinhos, Thiago Silva, Yuri Berchiche; Rabiot, Thiago Motta, Verratti; Di Maria, Cavani, Mbappe.

 

Formacioni zyrtar i Real Madridit: Keylor; Carvajal, Varane, Sergio Ramos, Marcelo; Casemiro, Kovacic, Asensio; Lucas, Cristiano, Benzema.

/Telegrafi/