Telegrafi

Formacionet zyrtare: PSG dhe Bayerni në një tjetër duel titanësh

Paris Saint-Germaini dhe Bayern Munichu zhvillon sfidën e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, në të cilën do të vendoset skuadra gjysmëfinaliste.

Takimi i parë në Allianz Arena përfundoi me fitoren e parisienëve me rezultat 3-2, ashtu që PSG është në situatë më të mirë se bavarezët para takimit që zhvillohet në Parc des Princes

Do të shohim një tjetër përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Mauricio Pochettino dhe Hans-Dieter Flick.

Formacioni startues i Paris Saint-Germainit: Keylor Navas; Dagba, Danilo, Kimpembe, Diallo; Gueye, Paredes; Di Maria, Neymar, Draxler; Mbappe.

Formacioni startues i Bayern Munichut: Neuer; Pavard, Boateng, Lucas Hernandez, Davies; Kimmich, Alaba; Coman, Muller, Sane; Choupo-Moting.

/Telegrafi/