Telegrafi

Formacionet zyrtare, Progres Niederkorn – Gjilani: Duro me disa ndryshime

Gjilani luan si mysafir i Progres Niederkorn në kuadër të xhiros së parë kualifikuese të Ligës së Konferencës.

Gjilanasit vijnë me disa ndryshime në këtë ndeshje, ku në krye të skuadrës është vendosur Klodian Duro.

Ky i fundit ka vendosur të startojë me emra si Zabërgja,Bilalli dhe Rashiti në sulm.

Në anën tjetër vendasit i kanë besuar  Hanus Mazure, De Almeida dhe Mixtur.

Ndeshja fillon në ora 19:30, ndërsa ajo kthyese zhvillohet pas një jave në “Fadil Vokrri”.


Progres Niederkorn: Latik, Guett, Karamoko, Paugnet, Karayer, Amofa-Diatou, Bijelic, Natami, Hanus Mazure, De Almeida, Mixtur.

Gjilani: Tafas, Islami, Sinani, Jashari, Hoxha, Musolli, Ramadani, Ismaili, Zabërgja, Bilalli, Rashiti.


/Telegrafi/