Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare: Prishtina – Trepça ’89

Foto:(Prishtina vs Trepça '89/prishtinafc.com)

Prishtina do të ketë një përballje tejet të vështirë në javën e 32-të në Ipko Superligën e Kosovës, pasi do të luajë kundër Trepçës ’89.

Kryeqytetasit janë në garë për titullin e ligës së Kosovës me Feronikelin, por që sot do të kenë një test të vështirë ndaj skuadrës nga Mitrovica.

Trepça ’89 e kishte eliminuar Prishtinën nga Superkupa e Kosovës, andaj këta të fundit në këtë ndeshje do të hyjnë me një kujdes edhe më të shtuar.

Ndeshja që fillon në ora 16:00, do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, e padyshim që do të ketë një atmosferë të zjarrtë, duke ditur se bardheklatërit janë në luftë për titullin e Superligës së Kosovës.

Prishtina është aktualisht në vendin e dytë me 72 pikë, dy më pak se Feronikeli që është në të parin, që sot përballet me Llapin.

Prishtina: Bekaj, Thaqi, Bekteshi, Dallku, Bashiru, Miftaraj, Ahmeti, Mustafa, Mankenda, Pefqeli, Khalid.

Trepça ’89: Beqiri, Pira, Basriu, Kaqiku, Muja, Maloku, Hoti, Avdyli, Hyseni, Traore, Herman.

Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa, Bardh Ajeti. /Telegrafi/

Exit mobile version