Prishtina dhe Llapi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Superligën e Kosovës.
Kryeqytetasit janë nikoqir të llapjanëve në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në Superligë, takim që zhvillohet nga ora 15:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Prishtina vjen në këtë ndeshje pas një barazimi dhe një humbjeje dhe synon t’i kthehet sa më shpejt fitores për të mbetur në hap me pozitat e para.
Në anën tjetër, Llapi ka tri humbje nga tri ndeshjet e para dhe ka udhëtuar drejt Prishtinës me synimin për të marr pikët e para të sezonit.
Sikurse Zekirja Ramadani, ashtu edhe Tahir Batatina kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira.
Prishtina: Haxho; B.Krasniqi, Bekteshi, Dellova, Mici; Boshnjaku, Lilaj, Zyba; Krasniqi, Abazi, John;
Llapi: Nava; Emini, Idrizi, Haliti, Peposhi; Ar, Ramadani, Shabani, Al, Ramadani; Zhrella; Selmani, Januzi;
/Telegrafi/