Prishtina dhe Malisheva takohen në kuadër të xhiros së shtatë në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Takimi mes Prishtinës dhe Malishevës do të zhvillohet në stadiumin ‘Sami Kelmendi’ në Lipjan pa shikues, pasi kryeqytetasit e kanë të suspenduar fushën e tyre.
Dy skuadrat në këtë ndeshje vijnë pas barazimeve, ku Prishtina luajti 1-1 me Gjilanin në udhëtim, derisa Malisheva u ndal nga Dukagjini me të njëjtin rezultat.
Prishtina luan me Santosin në sulm, i cili do të mbështetet nga Kreshnik Uka dhe Mendurim Hoti.
Në anën tjetër Malisheva luan me Shillovën, Tolajn dhe Bahtiri,
Prishtina: Nika, Mici, Ramadani, Bytyqi, Useini, Gashi, Krasniqi, Hoti, Uka, Santos, Pefqeli.
Malisheva: Gashi, Kryeziu, Veliu, Maliqi, Oliver, Shillova, Bahtiri, Pira, Vitija, Bajrami, Tolaj
/Telegrafi/