Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare, Prishtina – Dukagjini: Munishi dhe Dallku iu besojnë më të mirëve

Prishtina dhe Dukagjini takohen sonte në kuadër të javës së 10-të në “Fadil Vokrri”.

Kryeqytetasit që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar dhe mbajnë pozitën e katërt me 12 pikë, do të përballen me Dukagjin që pas nëntë ndeshjeve kanë pesë pikë dhe janë në pozitën e fundit.

Ismet Munishi për këtë ndeshje ka vendosur të luajë me emra si Gledi Mici, Kreshnik Uka dhe Mendurim Hoti.

Në anën tjetër Armend Dallku i ka besuar Elton Basriut, Ergyn Ahmetit dhe Altin Merlakut.

Ndeshja fillon në ora 20:15.


Prishtina: Nika; Bytyqi, Pllana, Belica, Mici; Gashi, Hamiti; Pefqeli, Hoti, Uka; Kryeziu 

Dukagjini: Haxhihamza; Dallku, Basriu, Hugo, Shala; Morina, Zabergja, Ahmeti; Zulfiji, John, Merlaku;


/Telegrafi/

Exit mobile version