Prishtina e pret Dritën në ‘Fadil Vokrri’ për ndeshjen e vlefshme të javës së tretë që ishte shtyrë më parë.
Prishtina si vendase është në vendin e katërt me 11 pikë nga shtatë ndeshje të zhvilluara.
Në anën tjetër Drita ka tubuar 17 pikë dhe është lider në Superligë.
Ismet Munishi për këtë ndeshje i ka besuar sulmuesve si Leutrim Kryeziu, Endrit Krasniqi, Mendurim Hoti dhe Kreshnik Uka.
Në anën tjetër Drita do të luajë me Marko Simonovskin, i cili do të përkrahet nga Blendi Baftiu, Almir Kryeziu dhe Almir Ajzeraj.
Prishtina: Nika, Belica, Mici (C), Bytyqi, Useini, Pefqeli, Gashi, Kryeziu, Krasniqi, Hoti dhe Uka.
Drita: Maloku, Limani, Vitija, Broja, Namani, Baftiu, Azjeraj, Blakqori, Bardhoku, Simonovski, Kryeziu.
/Telegrafi/