Telegrafi

Formacionet zyrtare: Prishtina dhe Malisheva kërkojnë t’u rikthehen fitoreve

Prishtina mirëpret Malishevën në kuadër të javës së dhjetë në BKT Superligën e Kosovës.

Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin që luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 13:00.

Prishtina është aktualisht në vendin e gjashtë me dhjetë pikë, ndërsa në tre takimet e fundit ka marrë vetëm dy pikë.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në anën tjetër, Malisheva është në të pestin me 12 sosh, por që në katër ndeshjet e fundit ka marrë po ashtu dy pikë.

Formacioni startues i Prishtinës: Nika, Krasniqi, Atanda, Bekteshi, Mici, Vangjeli, Boshnjaku, Karabeci, Krasniqi, Kryeziu, John.

Formacioni startues i Malishevës: Gashi, Pira, Kryeziu, Salihu, Dumani, Vitija, Bruqi, Peqfqeli, Olivier, H.Hyseni, Stullqaku. /Telegrafi/